Kuvendi i Kosovës konstituohet pa nënkryetarin e PDK-së, votohet një kandidate e Listës Serbe
Pavarësisht mungesës së Partisë Demokratike të Kosovës në seancë dhe tërheqjes së kandidaturës së Vlora Çitakut për postin e nënkryetares, Kuvendi i Kosovës ka përmbyllur sot procesin e konstituimit, pas zgjedhjes së kandidatëve të tjerë për drejtimin e tij. Kryesuesja e seancës, Albulena Haxhiu, deklaroi se Kuvendi “nuk mund të mbetet peng i asnjë subjekti politik”, duke bërë të ditur se procesi do të vijonte me kandidaturat e propozuara nga LDK-ja. Kandidati i LDK-së për nënkryetar, Kujtim Shala, u zgjodh me 75 vota pro. Pas tetë tentativave të pasuksesshme për zgjedhjen e përfaqësuesit të Listës Serbe, Kuvendi arriti të zgjedhë edhe deputeten serbe Tanja Vujoviq, e cila mori votat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të disa deputetëve të LDK-së. Nga komunitetet joserbe u zgjodh deputetja boshnjake...
Burimi:
vizionplus.tv