Kuvendi i Kosovës i hap rrugë ndryshimeve për Gjykatën Specialen, pr/ligji miratohet në parim me 91 vota
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Projektligji mori 91 vota pro, ndërsa Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk mori pjesë në votim. Nisma për ndryshimin e ligjit është propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës. Para nisjes së seancës plenare, projektligji u miratua unanimisht edhe në Komisionin për Legjislacion, me nëntë vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Debati në Kuvend u përqendrua kryesisht te kompetencat e Dhomave të Specializuara dhe mundësia që një pjesë e çështjeve që lidhen me krimet e luftës të trajtohen nga institucionet e drejtësisë në Kosovë. Kryeministri Albin Kurti tha se ndryshimet duhet të trajtohen me kujdes dhe jo me nxitim,...
Burimi:
javanews.al