Kuvend dhe protestë! Çfarë pritet të ndodhë sot, Parlamenti në rend dite Territorialen dhe 4 interpelanca, Opozita kundër Reformës!

Kuvend dhe protestë! Çfarë pritet të ndodhë sot, Parlamenti në rend dite Territorialen dhe 4 interpelanca, Opozita kundër Reformës!

Kuvendi do të mblidhet sot  në orën 10:00, në një seancë plenare me 18 pika në rendin e ditës. Në fokus janë katër interpelanca me ministra, reforma administrativo-territoriale, si dhe një sërë projektligjesh që prekin sektorë të ndryshëm. Nga ana tjetër, “Revolucioni Flamingo” dhe Opozita kanë lajmëruar protesta. Kjo e fundit e ka cilësuar protestë kombëtare pa flamuj e simbole, kundër Territoriales së propozuar nga PS. Vetë kryeopozitari Berisha bëri thirrje që qytetarët të grumbulloheshin sot (8 tetor) në orën 10:00 para Kuvendit. Policia nga ana e saj ka përgatitur edhe plan masash, ku në varësi të shkallës së dhunës së protestuesve, mund të përdoren edhe topa uji, sprej apo gaz lotsjellës. Seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit të mbledhjes së 5 tetorit...