Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, masa ‘detyrim paraqitje’ shqyrtohet në Gjykatën e Lartë
sali berisha TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht ankimin e kryedemokratit Sali Berisha duke shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Lartë për masën e sigurisë 'detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore'. Çështja do të shqyrtohet sërish nga Gjykata e Lartë e cila duhet të marrë në konsideratë vërejtjet e Kushtetueses. Në arsyetimin e saj, Gjykata Kushtetuese thekson se kjo masë kufizon lirinë e lëvizjes e garantuar nga neni 38 i Kushtetutës. Sipas gjykatës, Gjykata e Lartë nuk ka dhënë një përgjigje të mjaftueshme për pretendimet që lidhen me domosdoshmërinë dhe përshtatshmërinë e masës së sigurisë. Me shumicë votash, Kushtetuesja vendosi shfuqizimin e vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë të datës 22 prill 2025 si të papajtueshëm me Kushtetutën, si dhe kthimin e çështjes...
Burimi:
zeri.ai