Kush nuk interesohet brenda dy muajve humbet pronësinë

Kush nuk interesohet brenda dy muajve humbet pronësinë

Me vendosjen e vitit 2027 si afat për mbylljen e kapitujve të negociatave me qëllim integrimin në BE, zgjidhja e çështjeve të pronësisë mbetet ndër më kryesoret për qeverinë shqiptare. Nga ndarja e tokës sipas ligjit 7501, te ish-fermat dhe vendimet për kthimin e pronave, një pjesë e sipërfaqeve vijojnë të jenë me akte të marrjes së tokës në përdorim apo në pronësi, por pa përfunduar procesin e Hipotekimit. Për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate, qeveria ka propozuar ndryshime në ligj, ku përcaktohen edhe rastet kur kërkesa për kalimin e tokës në pronësi refuzohet. Në draft parashikohet që Kadastra të saktësojë sipërfaqet dhe të hartojë listën e përdoruesve faktikë të tokës. Lista më pas i paraqitet për miratim këshillit bashkiak. Në rastet kur subjekti që...