Kush janë drejtorët që u zgjuan sot pa karrige (Emrat)
Në ditën e njëmbëdhjetë të protestave studentore, dhjetëra drejtues të administratës shtetërore janë përballur me një zhvillim që deri dje nuk e kishin parashikuar: kërkesën për të dorëzuar karrigen. Kryeministri Edi Rama, të cilit studentët po i kërkojnë dorëheqjen prej dhjetë ditësh, ka vendosur t’ua kërkojë atë drejtuesve të institucioneve në varësi të ministrive. Urdhri u është komunikuar ministrave më 22 tetor, ndërsa procesi i dorëheqjeve pritet të nisë sot, më 23 tetor. Drejtuesit duhet të dorëzojnë dorëheqjet deri të hënën, më 26 tetor, së bashku me një raport mbi punën e tyre. Nga kjo lëvizje përjashtohen institucionet e arsimit, shëndetësisë dhe Policia e Shtetit. Megjithatë, dorëheqja nuk nënkupton domosdoshmërisht largim përfundimtar. Drejtuesit do t’i nënshtrohen një procesi vlerësimi, pas të cilit një pjesë mund...
Burimi:
argjiroja.net