Kush ishte Saimir Vishaj? Avokati që sfidoi vdekjen dhe u rikthye në jetë pas muajsh në koma
Avokati i njohur Saimir Vishaj është ndarë nga jeta ditën e sotme, në moshën 60-vjeçare, pas disa ditësh i shtruar në Spitalin e Traumës, ku po merrte trajtim mjekësor për shkak të dëmtimeve të rënda që kishte pësuar nga një rrëzim. Lajmi i ndarjes së tij nga jeta rikthen në vëmendje karrierën gati tredekadëshe të një prej figurave të njohura të avokatisë penale në Shqipëri. I diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës në vitin 1996, Vishaj e nisi ushtrimin e profesionit të avokatit në vitin 1998. Përgjatë viteve, ai u përfshi në një sërë çështjesh të rëndësishme gjyqësore, duke u bërë një emër i njohur në sallat e gjyqeve dhe në debatet publike për sistemin e drejtësisë. Prej vitit 2009, ai drejtonte...
Burimi:
kohajone.com