Kush është Justina Shiroka-Pula, akademikja me një karrierë të gjatë në shkencë dhe politikë
Justina Shiroka-Pula është presidentja e re e Kosovës. Ajo është një prej emrave me një karrierë të gjatë në jetën akademike dhe institucionale të Kosovës. Ekonomiste, profesoreshë universitare, ish-ministre, ish-deputete dhe drejtuese e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ajo ka kombinuar përgjatë dekadave aktivitetin shkencor me angazhimin publik dhe politik. Shiroka-Pula ka lindur në vitin 1953 në Prishtinë, ku kreu edhe shkollimin fillor dhe të mesëm. Në vitin 1976 përfundoi studimet në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë. Më pas vijoi studimet pasuniversitare në Fakultetin e Shkencave Ekonomike të Zagrebit, në fushën e teorisë dhe politikës së zhvillimit ekonomik, të cilat i përfundoi në vitin 1984. Doktoraturën e kreu në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, me një punim kushtuar investimeve demografike dhe zhvillimit...
Burimi:
ntv.al