Kush është Charles Smith, amerikani që dënoi me 81 vjet burgim ish krerët e UÇK

Kush është Charles Smith, amerikani që dënoi me 81 vjet burgim ish krerët e UÇK

Charles L. Smith III është gjyqtari amerikan që kryesoi trupin gjykues në çështjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, dhe që lexoi aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë. Smith është emëruar gjyqtar në Dhomat e Specializuara më 7 shkurt 2017 dhe që prej 29 prillit 2020 mban edhe postin e nënkryetarit të këtij institucioni. Angazhimi i tij në sistemin e drejtësisë në Kosovë nisi disa vite përpara krijimit të Dhomave të Specializuara. Nga viti 2010 deri në vitin 2013, ai shërbeu si gjyqtar në kuadër të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX. Gjatë kësaj periudhe ishte gjithashtu anëtar i Gjykatës Supreme të Kosovës, nga viti 2011 deri më 2013. Në EULEX, Smith shërbeu fillimisht...