Kush do të drejtojë Izraelin? Herzog merr vendimin për kandidatin për kryeministër të dielën
Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, ka deklaruar se deri të dielën do të emërojë kandidatin që do të ngarkohet me formimin e qeverisë së re, pasi shumica e deputetëve kanë shprehur mbështetjen për kreun e opozitës, Gadi Eisenkot, në vend të kryeministrit aktual Benjamin Netanyahu. Njoftimi u bë të enjten, në përfundim të konsultimeve maratonë që Herzog zhvilloi me partitë e përfaqësuara në Knesset, parlamentin izraelit me 120 vende. Gjatë konsultimeve, 67 deputetë rekomanduan Eisenkotin, ish-shef i ushtrisë izraelite, ndërsa 46 të tjerë mbështetën Netanyahun. Megjithatë, presidenti Herzog theksoi se, pavarësisht se rezultatet e konsultimeve mund të duken të qarta, përplasjet dhe vetot mes partive dhe brenda vetë blloqeve politike e bëjnë të vështirë përcaktimin e kandidatit që ka më shumë mundësi të sigurojë një...
Burimi:
javanews.al