No Image Available

Kurti takon për herë të parë Trumpin, në fokus marrëdhëniet Kosovë-SHBA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se gjatë javës së punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara është takuar për herë të parë me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha se gjatë takimit e kishte falënderuar presidentin amerikan për rritjen e investimeve në fushën e mbrojtjes brenda NATO-s. Ai theksoi gjithashtu se Kosova synon anëtarësimin në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Në mesazhin e tij, Kurti nënvizoi rëndësinë që, sipas tij, kanë marrëdhëniet strategjike mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. Kryeministri i Kosovës i cilësoi SHBA-në si aleatin kryesor, partnerin e pazëvendësueshëm dhe mikun special të Kosovës. Takimi u zhvillua në kuadër të angazhimeve diplomatike gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të...