Kurti takon Hamzën pas aktgjykimit të Hagës: Të gjejmë rrugët për të korrigjuar vendimin e padrejtë ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamzën, një ditë pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë nga Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Në takim Kurti dhe Hamza kanë diskutuar për aktgjykimin dhe si të gjejnë rrugët e duhura ligjore për të korrigjuar vendim e Hagës. Kurti e ka cilësuar aktgjykimin si të padrejtë dhe ka thënë se ai duhet të ndryshohet në procedurën e apelit. Pas takimit, të dy janë zotuar për komunikim të rregullt dhe të drejtpërdrejtë për çështjet që lidhen me interesin publik, shtetëror dhe kombëtar. “Duke e vlerësuar aktgjykimin të padrejtë, të rëndë dhe me pasoja të gjera, kryeministri Kurti theksoi se ai duhet ndryshuar pozitivisht...
Burimi:
javanews.al