Kurti takoi personalitetet kyçe në organizimin e Lojërave Olimpike
10 November, 2026 - 17:00 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ambasadorin francez për Sportin, Damien Combredet-Blassel, ambasadorin e Francës në Kosovë, Jean-François Huchet, si dhe personalitete kyçe në organizimin e Lojërave Olimpike Paris 2024, përfaqësues të France Sport Expertise. Në takim u diskutua për aspektet përgatitore, nga bashkërendimi institucional deri tek infrastruktura e nevojshme për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”. “Morëm këshilla për veprimet dhe vendimet që duhet t’i kemi prioritet, përfshirë qeverisjen dhe menaxhimin, planifikimin e prokurimit dhe zbatimin. Caktimi i afateve dhe ndarja e përgjegjësive, sikurse kostot dhe burimet e financimit, duhet të jenë të qartësuara për rrugën përpara”, tha kryeministri Kurti. Kryeministri Kurti shtoi se me marrëveshjen e kredisë me AFD-në për investime infrastrukturore në kuadër të përgatitjeve...
Burimi:
kultplus.com