Kurti: Pa president, Kosova drejt zgjedhjeve brenda pak orësh. Ligji për dhomat e Specializuara votohet të enjten

Kurti: Pa president, Kosova drejt zgjedhjeve brenda pak orësh. Ligji për dhomat e Specializuara votohet të enjten

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në një moment kyç të zhvillimeve politike në vend, teksa sot skadon afati për zgjedhjen e presidentit dhe Kuvendi ende nuk ka thirrur zyrtarisht seancën për votimin e kreut të shtetit. Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, Kurti tha se zgjedhja e presidentit është çështja më urgjente që duhet të zgjidhet gjatë ditës, duke paralajmëruar se dështimi i saj do ta çojë Kosovën drejt zgjedhjeve të reja brenda pak orësh. “Pa president sot, Kosova është në zgjedhje dhe pa institucione”, deklaroi Kurti. Ai foli edhe për situatën e ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë, duke theksuar se kjo çështje nuk duhet të lidhet me zhvillimet politike në Kosovë apo me zgjedhjen e...