Kurti nga Kuvendi: Asnjë gjykatë nuk mund ta njollosë UÇK-në
Albin Kurti, e hapi fjalimin në Kuvend me një mesazh për ish-drejtuesit e UÇK-së që po presin vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë, duke thënë se lufta çlirimtare nuk mund të vihet në diskutim. ”Ju përgëzoj për konstituimin e legjislaturës së 11-të të Kuvendit. Këto ditë të gjithë jemi në ankth në prag të vendimit të procesit gjyqësor ndaj drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi. Qëndrimi i Qeverisë që unë e drejtova është i njëjtë dhe i qartë. Në Kosovë janë kryer krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid ndaj popullatës civile, ato i ka kryer regjimi i Jugosllavisë së Serbisë nën Millosheviqin. Asnjë gjykatë vendore apo ndërkombëtare nuk mund ta njollosë UÇK-në”, deklaroi Kurti.
Burimi:
javanews.al