Kurti në afatin e fundit/ Presidenti ose zgjedhje të reja?
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se zgjedhja e presidentit duhet të zgjidhet përpara se vendi të shkojë në zgjedhje të reja, ndërsa afati kushtetues për përfundimin e procesit është 6 tetori. Nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë presidentin, parashikohet shpërndarja e tij dhe zhvillimi i zgjedhjeve të reja brenda 45 ditësh. Kurti tha se pa një president të zgjedhur, Kosova mund të hyjë në një tjetër proces zgjedhor, ndërsa çështja e ndryshimeve në ligjin për Dhomat e Specializuara kërkon kohë për t’u shqyrtuar. “Gjëja e parë që duhet ta bëjmë është heqja e pengesave që kemi mes nesh, e kjo është çështja e presidentit”, deklaroi ai. Kryeministri në detyrë paralajmëroi se nëse presidenti nuk zgjidhet, vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve...
Burimi:
ntv.al