Kurti ndez debatin për Asociacionin: Beogradi kërkon një Republikë Srpska në Kosovë

Kurti ndez debatin për Asociacionin: Beogradi kërkon një Republikë Srpska në Kosovë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Prishtina mbetet e gatshme për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, por vetëm mbi bazën e njohjes së ndërsjellë. Persa i përket Asociacionit, Kurti kundërshtoi modelin që, sipas tij, kërkohet nga Beogradi. Ai argumentoi se një strukturë me kompetenca politike të ngjashme me Republikën Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë do rrezikonte funksionalitetin e shtetit të Kosovës. “Beogradi dëshiron një strukturë që do të kishte fuqi politike të ngjashme me Republikën Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ky do ishte një mekanizëm për të sfiduar funksionalitetin dhe shtetësinë e Kosovës nga brenda”, deklaroi Kurti. Ai iu referua edhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, duke theksuar se një bashkim monoetnik i komunave nuk është në përputhje me frymën...