Kurti largohet nga dera e pasme, Abdixhiku pas takimit informues: Atë që ka ndodhur dje…
Ka përfunduar pas disa orësh takimi mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut. Kryeministri në detyrë dhe njëkohësisht kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje u largua nga dera e pasme dhe shmangu gazetarët, duke mos dhënë asnjë deklaratë lidhur me këtë takim. Megjithatë lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkurtimisht informoi mediat për arsyen e kësaj tryeze. “Njoftim i rregullt pas zhvillimeve në të dy partitë. Siç e do rendi, kur kemi procese diskutuese duhet të njoftojmë zyrtarisht njëri-tjetrin për zhvillimet partiake. Dhe, këtë e bëra. Atë që ka ndodhur dje, e njoftova Kurtin dhe ai më njoftoi për zhvillimet në kryesinë e VV-së dhe të Grupit Parlamentar”, theksoi Abdixhiku. Ai nuk e komentoi revoltën e 6 deputetëve të LDK-së kundër kandidatit për president, por vetëm tha se...
Burimi:
javanews.al