Kurti: Konstituimi i Kuvendit s’i shmang zgjedhjet e reja, nevojiten vota shtesë për Presidentin!
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit, se marrëveshja politike e arritur më herët (me LDK-në) duhet të sigurojë edhe votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentit. Ai tha se konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë së re nuk do t’i shmangnin zgjedhjet e reja nëse nuk arrihet të zgjidhet edhe presidenti i vendit. “Konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë nuk i eviton zgjedhjet e reja, nëse nuk e zgjedhim edhe Presidentin. E për ta zgjedhur presidentin, ose presidenten, neve na duhet që t’i kemi dy të tretat, që kuorumi të jetë i pranishëm në Kuvend, tashmë Kuvendi i konstituuar kur të bëhet legjislatura në dhjetë, por marrëveshja politike duket që s’ka...
Burimi:
javanews.al