Kurti: Kjo fundjavë do të jetë vendimtare për zgjedhjen e Presidentit

Kurti: Kjo fundjavë do të jetë vendimtare për zgjedhjen e Presidentit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kanë nisur komunikimet për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të vendit, duke theksuar se kjo fundjavë do të jetë vendimtare. Mediat kosovare raportojnë se Kurti ka thënë se synimi është që javën e ardhshme Kosova ta ketë presidentin. “Kemi filluar komunikimet dhe, natyrisht, kjo fundjavë është vendimtare për të pasur një marrëveshje, në mënyrë që javën e ardhshme të kemi president…”, tha sot kryeministri Kurti. Vendi duhet të bëhet me president deri më 6 tetor, në të kundërtën do të kemi prap zgjedhje. Zgjedhja e presidentit të Kosovës ka qenë në qendër të krizës politike në vend dhe shkaktoi zgjedhje të parakohshme në qershor. Nëse presidenti i ri nuk zgjidhet deri më 6 tetor,...