Kurti i hap derën PDK-së: Do ta votojmë menjëherë Vlora Çitakun

Kurti i hap derën PDK-së: Do ta votojmë menjëherë Vlora Çitakun

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje do ta mbështesë kandidaturën e Vlora Çitakut për postin e nënkryetares së Kuvendit, nëse Partia Demokratike e Kosovës rikthehet në seancë dhe e propozon atë. Kurti tha se posti i nënkryetarit i takon PDK-së dhe se deputetët e Vetëvendosjes janë të gatshëm ta votojnë Çitakun. “U bë mirë që u konstituua Kuvendi, nënkryetari i dytë i Kuvendit të Republikës së Kosovës i takon Partisë Demokratike të Kosovës. Në çdo moment që janë të gatshëm ta propozojnë zonjën Vlora Çitaku, ne menjëherë do ta votojmë”, deklaroi Kurti. Ai e vlerësoi përfundimin e procesit të konstituimit të Kuvendit, duke e krahasuar me procesin e një viti më parë. Sipas Kurtit, Kuvendi u konstituua rreth tre...