Kurti i bën ofertën PDK-së: Presidentin sonte, Specialen të enjten

Kurti i bën ofertën PDK-së: Presidentin sonte, Specialen të enjten

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që çështja e zgjedhjes së presidentit të zgjidhet përpara se vendi të shkojë në zgjedhje të reja, ndërsa në Kuvend vijon përplasja politike mes Vetëvendosjes dhe PDK-së për rendin e veprimeve. Kurti paralajmëroi se, nëse presidenti nuk zgjidhet, Kosova mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja që në mesnatë. “Sonte në mesnatë mund të shkojmë në zgjedhje sikur nuk ka ndodhur asgjë”, deklaroi ai, duke argumentuar se një proces i ri zgjedhor do ta linte vendin në ngërç për një periudhë të gjatë. Sipas Kurtit, çështja e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe ajo e zgjedhjes së presidentit duhet të trajtohen në një rend që të mundësojë funksionimin e institucioneve. Ai tha se miratimi i ligjit...