Çernobili “nuk harron”, zbulohen gjurmët e para të rrezatimit në ADN-në e fëmijëve të punëtorëve
Një studim i ri i kryer nga kërkuesit e Universitetit të Bonit në Gjermani ka zbuluar për herë të parë një lidhje të qartë mes rrezatimit të shkaktuar nga katastrofa e Çernobilit dhe ndryshimeve gjenetike te fëmijët e atyre që u ekspozuan. Edhe pse prej vitesh është diskutuar nëse dëmtimi i ADN-së mund të kalonte nga prindi te fëmija, ky kërkim tregon se pasojat e rrezatimit “fshihen” në kodin gjenetik të brezit të ri në një formë specifike: si grupe mutationsh të afërta me njëra-tjetrën që nuk gjenden te prindërit. Shkencëtarët analizuan gjenetikën e fëmijëve të punëtorëve që pastruan mbetjet e Çernobilit dhe i krahasuan ata me fëmijë të tjerë prindërit e të cilëve nuk kishin pasur kontakt me rrezatimin. Rezultatet treguan se fëmijët e...
Burimi:
javanews.al