Kurbani i fundit për Kosovën

Kurbani i fundit për Kosovën

Nga Lutfi Dervishi Drejtësia e lupës politike dhe dora e historisë Kur Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi morën armët për çlirimin e Kosovës, vështirë se ndonjëri prej tyre ishte i sigurtë se do të kthehej gjallë në shtëpi. Në atë kohë në Kosovë nuk mendonte kush se çfarë do të bëhej pas 25 apo tridhjetë vjetësh sepse pyetja e ditës ishte: a do të jemi nesër gjallë? Sot, gati tri dekada më vonë, katër prej drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dëgjuan në Hagë verdiktin e një gjykate politiko-gjoja ligjore të krijuar posaçërisht për krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së. Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet burg. Për një burrë 58-vjeçar, është pothuajse pjesa tjetër e jetës. Lufta nuk...