Kur skandali kthehet në sukses/ Anatomia e një fjalimi të Edi Ramës

Kur skandali kthehet në sukses/ Anatomia e një fjalimi të Edi Ramës

Kur skandali kthehet në sukses/ Anatomia e një fjalimi të Edi Ramës Ka një moment interesant në politikë kur një problem pushon së qeni problem dhe shndërrohet në provë suksesi. Jo sepse problemi është zgjidhur. Por sepse është ndryshuar mënyra se si flitet për të. Në daljen publike pas vendosjes në arrest shtëpie të ish-drejtueses së SHISH-it, Vlora Hyseni, Edi Rama bëri pikërisht këtë. Një çështje që nisi me një ish-zyrtare të lartë nën hetim, sigurinë kombëtare dhe informacionin e klasifikuar, përfundoi në një rrëfim shumë më të madh: për korrupsionin, drejtësinë, opozitën, mediat, të shkuarën e Shqipërisë dhe, mbi të gjitha, për vetë Edi Ramën. Fjalimi ia vlen të dëgjohet jo vetëm për atë që Rama tha, por për mënyrën se si e ndërtoi...