No Image Available

KUR JU DJEG, GJENI NJE VEND DHE GJUANI/ BERISHA PERPLASET ME LALEN: JE GAZETARE E KEQPERDORUR

Një pyetje për dokumentet që kishte dorëzuar në SPAK lidhur me kallëzimin ndaj gjyqtares Irena Gjoka ka shkaktuar përplasje mes Sali Berishës dhe gazetares Klodiana Lala.  Sali Berisha i është hakërryer gazetares Klodiana Lala pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, ku ishte paraqitur sot në cilësinë e kallëzuesit për çështjen e gjyqtares Irena Gjoka. Përplasja nisi pasi gazetarja e pyeti nëse kishte dorëzuar dokumente në SPAK për të mbështetur kallëzimin e tij ndaj gjyqtares. Berisha nuk dha një përgjigje konkrete për dokumentet, por iu drejtua gazetares me akuza personale. “Disa gazetarë si Klodiana Lala bëjnë si… Ti si hiqesh si informante, kush t’i jep të dhënat? Pse nuk merr informacion nga unë? Sepse ti je e keqpërdorur”, iu drejtua Berisha. Gazetarja reagoi duke i kujtuar...