“Kur gjethet bien në vjeshtë”, kënga e Rudolf Stambollës me tekst të shkrimtarit Odhise Grillo
Kënga “Kur gjethet bien në vjeshtë”, e interpretuar nga këngëtari Rudolf Stambolla, mbetet një prej këngëve që ka lënë gjurmë në kujtesën e publikut shqiptar. E lidhur kryesisht me emrin e Stambollës, kjo këngë fsheh edhe një detaj interesant për autorësinë e saj: tekstin e ka shkruar shkrimtari i njohur Odhise Grillo. Grillo, i cili njihet veçanërisht për kontributin e tij në letërsinë për fëmijë, ka lindur në Vuno të Himarës. Një veçanti e kësaj kënge është edhe gjuha në të cilën është shkruar teksti, pasi poezia është ndërtuar në gegërishte, duke i dhënë këngës një tingëllim dhe ndjeshmëri të veçantë. Përmes vargjeve që flasin për dashurinë e humbur, braktisjen, kujtimet dhe pendimin, Grillo ndërton një rrëfim emocional, ku ardhja e vjeshtës dhe rënia e...
Burimi:
kultplus.com