‘Kur flet heshtja’, festivali Ndërkombëtar Letrar ‘Tirana Gate 2026’ hap edicionin e 12-të në Vila 31

‘Kur flet heshtja’, festivali Ndërkombëtar Letrar ‘Tirana Gate 2026’ hap edicionin e 12-të në Vila 31

Nga 7 deri më 9 tetor, Tirana bëhet për tri ditë një pikë takimi për letërsinë shqiptare, ballkanike dhe europiane. Edicioni i 12-të i Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë për të Rinj “Tirana Gate 2026”, organizuar nga Instituti i Librit dhe i Promocionit vjen këtë vit me një temë që i jep festivalit një dimension të veçantë: “Kur flet heshtja – Letërsia që tejkalon kufijtë, sfidon narrativat dhe rikthen zërat e përjashtuar.” Jo vetëm një moto, por një pyetje që përshkon pjesën më të madhe të programit: çfarë ndodh me historitë që nuk janë treguar, me njerëzit që nuk kanë pasur zë dhe me kujtesën që rrezikon të humbasë? Në këtë kuptim, letërsia shfaqet jo vetëm si art i fjalës, por edhe si një mënyrë për...