Kur familja nuk është më strehë – nga “Motrat” te “Pikë Uji” në “FemArt”
Shkruan: Gili Hoxhaj Një mbrëmje. I njëjti festival. Dy zhanre të ndryshme artistike dhe dy botë të ndryshme në një. Pikërisht këtë qëllim e mbart festivali “FemArt” tash e sa vjet. T’i përplasë botët e brendshme me realitetin jashtë. Të bëhet zë i të fshehtave brenda secilit. Pa pyetur sa të dhemb, tenton të nxjerrë për të shëruar diçka. “Përqafoje të panjohurën” është udhë që vazhdon duke zbuluar përditë një dimension të saj. Dhe bazuar në këtë, mbrëmja e tretë e festivalit “FemArt” në qendër kishte atë që është më e njohura për ne – familja. Gjërat që dalin prej saj janë e panjohura, të cilën pikërisht kur nuk ia dalim ta përqafojmë, krijojmë trazira që ndonjëherë shkojnë më larg sesa që mund ta mendojmë,...
Burimi:
kultplus.com