Kur emancipimi bëhet një tjetër detyrim
Shkruan: Lirikë Tafa Bajrami Një reflektim mbi feminizmin,barazine horizontale, identitetin dhe paradokset e gruas moderne. Është njëkohësisht interesante dhe e çuditshme të jetosh në këtë kohë dhe në këtë pjesë të Evropës, ku ende flasim për feminizmin, ende luftojmë, protestojme dhe krijojmë organizata për çështje që, në një shoqëri ideale, do të duhej të ishin tejkaluar shumë kohë më parë. Nuk më pëlqen tranzicioni në të cilin ndodhemi. Thellë brenda vetes, do të doja të mos kishim më nevojë për feminizmin dhe aktivizmin, të paktën jo për çështjet më themelore të drejtave të grave. Do të doja të ishim më përpara si shoqëri. Por nuk jemi. Dhe gjithnjë e më shumë pyes veten nëse po e japim vëmendjen tonë drejt problemeve të duhura. Jetojmë në...
Burimi:
kultplus.com