Kur do të udhëtojmë me tren? Publikohen pamjet nga testimi i linjës Durrës–Tiranë

Kur do të udhëtojmë me tren? Publikohen pamjet nga testimi i linjës Durrës–Tiranë

Hekurudha Shqiptare ka publikuar pamje të një tjetër prove të kryer në linjën hekurudhore Durrës–Tiranë–Rinas, këtë herë me një tren pasagjerësh. Testimi shënon një tjetër hap në kuadër të projektit për rikonstruksionin dhe modernizimin e infrastrukturës hekurudhore, që synon të lidhë qytetin e Durrësit me kryeqytetin dhe Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Në videon e publikuar në rrjetet sociale, treni shihet duke përshkuar itinerarin Durrës–Tiranë–Rinas. Krahas pamjeve, Hekurudha Shqiptare e ka shoqëruar postimin me mesazhin: “Projekti Tiranë-Durrës-Rinas. Hap pas hapi drejt modernizimit të transportit hekurudhor”. Kjo provë vjen pas testimit të zhvilluar në fillim të muajit nëntor, kur e njëjta linjë u përshkua nga një tren mallrash, i përbërë nga katër lokomotiva dhe tetë vagonë. Ndryshe nga testimi i mëparshëm, kësaj radhe në shina është vendosur...