Kur biznesi përdor armët, çfarë ndodh me ata që shkuan nga armët në biznes
Nga Lorenc Vangjeli Sherri i armatosur mes dy biznesmenëve të njohur në një hotel Vlorë nuk është kronikë e zezë krimi. Ai është një nga ato rastet ulëritëse që dëshmon se çfarë duket në sipërfaqe është krejtësisht ndryshe nga një thelb shumë herë më dramatik. Eshtë dëshmia se raporti mes agresorit e viktimës dhe më tej, raporti i individit me shtetin, është krejt i përmbysur. Ngjarja është një skaner politik i këtyre marrëdhënieve, të cilat e shndërrojnë në jetim individin përballë shtetit që në rastin më të mirë nuk ka mundur të ushtrojë rolin e tij e ndoshta, edhe nëse e ka bërë, e ka bërë keq dhe shumë keq. Konflikti ka nisur për probleme pronësie në bregdet ku dy biznesmenët, Luan Muça i pari...
Burimi:
javanews.al