KUPA U MBUSH/ Media gjermane: Serbia po ecën në të njëjtën rrugë si Turqia dhe Gjeorgjia

KUPA U MBUSH/ Media gjermane: Serbia po ecën në të njëjtën rrugë si Turqia dhe Gjeorgjia

Gazeta prestigjioze gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ) ka publikuar një koment të fortë për Serbinë dhe presidentin Aleksandar Vuçiq, duke vlerësuar se durimi i Bashkimit Evropian ndaj Beogradit ka marrë fund. Komentari, i publikuar më 10 shtator nga gazetari i FAZ-it në Bruksel, Thomas Gutschker, mban titullin “Durimi i BE-së me Serbinë ka marrë fund”. Gutschker argumenton se BE-ja ka treguar prej vitesh tolerancë ndaj vendeve kandidate për anëtarësim, duke kuptuar vështirësitë e reformave dhe përplasjen mes interesave kombëtare dhe detyrimeve evropiane. Megjithatë, sipas tij, kjo tolerancë ka kufijtë e saj. “Kur një qeveri as nuk përpiqet të gjejë këtë ekuilibër dhe shkel sistematikisht vlerat evropiane, edhe durimi engjëllor përfundimisht shteron”, shkruan gazetari gjerman. Ai vë në dukje se Turqia dhe Gjeorgjia tashmë janë përballur me këtë qëndrim të...