Kupa e Shqipërisë/ Spektakël dhe gola në raundin 1/32-ve, përcaktohen çiftet e raundit tjetër

Kupa e Shqipërisë/ Spektakël dhe gola në raundin 1/32-ve, përcaktohen çiftet e raundit tjetër

Raundi i 1/32-ve të Kupës së Shqipërisë ka dhuruar spektakël dhe shumë gola. Këtë të mërkurë u luajtën 13 ndeshjet e mbetura të kësaj faze, ndërsa tashmë janë përcaktuar edhe çiftet e raundit të 1/16-ve. Laçi, që garon në Abissnet Superiore, arriti të kalojë më tej, duke mposhtur Këlcyrën me rezultatin e thellë 8-2. Me një fitore të thellë avancoi edhe Pogradeci, që mposhti Delvinën me shifrat 7-0. Një tjetër triumf bindës regjistroi AF Luftëtari, që mundi 5-0 Tomorin në shtëpi. Edhe Shiroka kaloi pa vështirësi në raundin tjetër, duke mposhtur Lushnjën me rezultatin 4-0 në transfertë. Besa siguroi biletën për në turin tjetër pas fitores me përmbysje 4-1 ndaj Devollit, ndërsa të njëjtën gjë bëri edhe Kastrioti, që përmbysi Luzin dhe triumfoi 3-1. Bylisi...