Kundër shkrirjes së bashkive/ Berisha: Ftoj qytetarët nga mbarë Shqipëria të protestojnë kundër parlamentit…

Kundër shkrirjes së bashkive/ Berisha: Ftoj qytetarët nga mbarë Shqipëria të protestojnë kundër parlamentit…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për protestë kundër projektit për shkrirjen e 15 bashkive, duke e cilësuar reformën si një vendim të diktuar nga interesat politike të Edi Ramës. Gjatë mbledhjes me grupin parlamentar në selinë blu, Berisha tha se reduktimi i njësive të qeverisjes vendore në 41 bashki përbën një goditje ndaj qytetarëve dhe shpopullimit të vendit. Berisha ftoi qytetarët nga e gjithë Shqipëria, pavarësisht bindjeve politike, të protestojnë përpara Kuvendit gjatë seancës ku pritet të shqyrtohet reforma territoriale.   Berisha: Mblidhemi për seancën e nesërme në të cilën në mënyrën më kriminale Edi Rama ekzekuton, për hir të karriges së tij, 15 bashki dhe redukton në këtë mënyrë në 41 bashki, 41 njësi të qeverisjes vendore, në mbarë vendin....