Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, foli në “Newsroom” në ABC News lidhur me raportin e Komisionit Evropian dhe kërkesën për reformë zgjedhore për zgjedhjet e 9 majit. Kume theksoi se është e nevojshme që institucionet dhe partitë politike të punojnë konkretisht për realizimin e reformës zgjedhore dhe të mos mjaftohen me një angazhim formal. Ai nënvizoi se ndryshimet në Kodin Zgjedhor duhet të trajtojnë problematikat që lidhen me zgjedhjet vendore, por edhe të pasqyrojnë rekomandimet e OSBE/ODIHR. Ndër çështjet që, sipas tij, duhet të marrin zgjidhje janë edhe dakordësitë e shprehura nga PD dhe PS për mundësinë e votimit me lista 100% të hapura për anëtarët e Këshillave Bashkiakë. Kume përmendi gjithashtu nevojën për përcaktimin e mënyrës së votimit dhe shpalljes së...