“Zoti ma mori nënën kur isha 5 vjeç”/ Mehdi Malkaj përlotet: Amaneti që u la shoqeve të saj për mua

“Zoti ma mori nënën kur isha 5 vjeç”/ Mehdi Malkaj përlotet: Amaneti që u la shoqeve të saj për mua

Një emër me shumë peshë e me gjurmë të mëdha në artin shqiptar, Mehdi Malkaj, ishte i ftuar në emisionin “Mes’Dritë”, në Vizion Plus ku ka ndarë copëza të historisë së tij të jetës dhe të karrierës, duke rrëfyer sfidat e fëmijërisë, sakrificat për të ndjekur artin dhe lidhjen e fortë me publikun. I lindur në Memaliaj dhe i formuar në Institutin e Lartë të Arteve, Malkaj është njohur për rolet ikonike si Xhabraho Plaka dhe Milo Budalli, duke fituar titullin e lartë Artist i Popullit. Malkaj foli i përlotur për ndikimin e madh që ka pasur në formimin e tij figura e nënës dhe e grave të qytetit të tij. “Unë kam jetën pak të sikletshëm, sepse Zoti deshi të më merrte nënën kur...