“Zorba -The Greek” premierë në Tiranë, një udhëtim muzikor përmes krijimtarisë së Theodorakis
Nga Julia Vrapi Muzika e kompozitorit grek Mikis Theodorakis vjen me një koncert që do të zhvillohet në Tiranë. Mikis Theodorakis ishte një nga kompozitorët më të njohur të Greqisë, i njohur për muzikën e tij orkestrale, kantatat, këngët folklorike dhe krijimet e muzikës filmike. Në Tiranë “Zorba -The Greek” vjen premierë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit për të sjellë një mbrëmje të veçantë muzikore, ku pjesë do të jenë dhe poezia. I konceptuar si një udhëtim përmes cikleve më të njohura të krijimtarisë së Theodorakis, koncerti sjell pjesë nga ciklet “Axion Esti”, “Epitafios”, “Epifania”, “Ta Lyrika” dhe vepra të tjera, të mbështetura mbi poezinë e ndjerë të poetëve të mëdhenj grekë si Odysseas Elytis, Yannis Ritsos, Tasos Livaditis e të...
Burimi:
sot.com.al