Zhupa: Situata në Universitetin e Arteve cënon të drejtat e pedagogëve dhe rrezikon funksionimin institucional
Moszbatimi i vendimeve të Senatit Akademik në Universitetin e Arteve solli disa ditë më parë dhe një protestë të pedagogëve. Ina Zhupa, kryetare e Komisionit të Kulturës thekson se moszbatimi i vendimit të vitit 2021 për njohjen e meritës së pedagogëve të Universitetit të Arteve është një padrejtësi ndaj tyre. “Është e papranueshme që një vendim i qeverisë, i miratuar që në vitin 2021 për njohjen e meritës dhe kontributit artistik në sistemin universitar, të mbetet i pazbatuar. Ky mosveprim nuk është thjesht një problem administrativ është një padrejtësi e drejtpërdrejtë ndaj dhjetëra artistëve, njëkohësisht pedagog i që kanë ndërtuar me vite karrierën e tyre dhe që sot trajtohen në mënyrë të padenjë. Pedagogët e Universitetit të Arteve nuk janë thjesht akademikë. Ata janë ndër...
Burimi:
sot.com.al