Zgjatet koha e restaurimit të Teatrit Kombëtar të Kosovës, rritet vlera e investimit (Video)
Restaurimi i Teatrit Kombëtar të Kosovës, i nisur në korrik të vitit 2024, nuk do të përfundojë brenda afatit fillestar. Ministria e Kulturës ka konfirmuar se, për shkak të punimeve shtesë dhe statusit të objektit si monument i trashëgimisë kulturore, kontrata është zgjatur deri në qershor të vitit 2026, ndërsa vlera totale e investimit pritet të arrijë rreth 8 milionë euro. Ndërkohë që punimet për restaurimin dhe konservimin e Teatrit Kombëtar vazhdojnë, kostoja e projektit është rritur me mbi 190 mijë euro, duke mbetur brenda kufirit ligjor prej 10 për qind të kontratës bazë, me vlerë rreth 7 milionë euro. Kontrata, e nënshkruar në shtator të vitit 2024, është zgjatur deri në qershor të vitit 2026, ndërsa vlera totale e investimit pritet të arrijë rreth...
Burimi:
kultplus.com