Zbulimi i identitetit sipas Milan Kunderës

Zbulimi i identitetit sipas Milan Kunderës

Milan Kundera Ishte maji i vitit 1998, kishte disa muaj që kishte dalë nga shtypi në Francë romani Identiteti i Milan Kunderës, kur autori ma dhuroi romanin në shtëpinë e tij në Paris, me autografin: Për Mira Meksin, me tërë miqësinë time. Milan Kundera, Paris ‘98. Po atë mbrëmje, në një sallë të shtëpisë botuese që botonte veprën e  tij “Gallimard”, organizohej ceremonia e dorëzimit të çmimit ndërkombëtar letrar “Kadare” Milan Kunderës – çmim që ishte krijuar dhe jepej nga i pari fondacion kulturor privat shqiptar, fondacioni “Velija”, të cilin e drejtoja. Nga Mira Meksi Ishte Ernesto Sabato, shkrimtari i madh argjentinas, laureati i parë i çmimit “Kadare”, ai që kishte propozuar Milan Kunderën për çmimin letrar shqiptar. Në sallën e vogël dhe të thjeshtë...