“Zbardhje” nis xhirimet, një dramë që ndjek jetët e dy grave mes realiteteve të ndryshme në një qytet që rindërtohet

“Zbardhje” nis xhirimet, një dramë që ndjek jetët e dy grave mes realiteteve të ndryshme në një qytet që rindërtohet

Nga Julia Vrapi Filmi artistik “Zbardhje”, që sjell historinë e dy grave mes realiteteve të ndryshme, ka nisur xhirimet. Me ngjarje që vendosen në qytetin e Prishtinës në Kosovë, “Zbardhje” është një film nga regjisorja Kaltrina Krasniqi, që ka në role edhe aktoret Adriana Matoshi dhe Arta Dobroshi. Projekti, i prodhuar nga “Vera Films”, ribashkon ekipin kryesor të filmit të parë me metrazh të gjatë “Vera Andrron Detin”, i cili pati premierën në garën Orizzonti të edicionit të 78-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia. Vendosur në Prishtinën bashkëkohore, “Zbardhje” është dramë që ndjek dy gra jetët e të cilave takohen në punë. Fatimja vjen nga periferia e qytetit dhe punon si mirëmbajtëse, kurse Elvira drejton një kompani marketingu në qendër të qytetit. Filmi...