Zanë Memeti: Nga nata drejt vetes
Hap sytëdhe padurimi zgjohet para meje.Nuk është mendim.Është trup.Kërkesë.Që në çastin e parëfalënderoj Zotin,herë me vetëdije,herë pa vetëdije,që më ktheu nga gjysmëvdekja.Pastaj e di çfarë dua;aromën e kafesëdhe shijen e parë,që më vendos në ditëpa më pyetur.Çfarë është kjo dëshirënëse jo një përpjekje e trupitpër të kapur kohënpara se ajo të më kalojë?Dhoma e gjumit mbetet pas,si një fjali e papërfunduar.Nisem.Korridori, rrjedha e ngadaltëmë shtyn pa leje,të trullosur ende nga nata.Hapat më rrëshqasin mbi dyshemepa drejtim,dhe si për rastësi gjej derën e banjos.Çdo hap është një pyetje për hapësirën,që zë trupi midis botës dhe vetes,çdo pengim këmbëshnjë reflektim kalimi.Uji më zgjon lëkurënpara se të zgjohem vetë.Më thotë:“Je trup që mendon, mendje që ndien.shko, përballu me veten,që nuk ke zgjedhur!”Flokët e mi, të gjatë dhe të...
Burimi:
kultplus.com