Zanë Memeti: Arti i gënjeshtrës

Zanë Memeti: Arti i gënjeshtrës

Nuk di në jam.Nuk di çka jam.E di, që nuk di.Them “ndoshta di”…,jo si shpresë, por si rrënkim.Vetëdijshëm, gënjeshtra pushonsë qeni gënjeshtër;bëhet marrëveshjemes qenies dhe asgjësë.Dashuria nuk shfaqet si ndjenjë,as si parim;është rrymë që kërkon rrjedhë,rend i padukshëmqë i jep frymës arsye.Nuk shuhen ndiesitë, ngurtësohen.As vetmia nuk është mungesë,por pasqyrë që nuk t’fal.Gënjeshtra nuk ka flatra, shërime.Nuk kalon mbi të vërtetën,por e rrethon, e mbërthen t’vërtetën.Jo nga dobësia, por nga vetëdija.Të pathënat nuk janë gjethe heshtjeje,janë struktura të dhembjes.Gjithësesi, ndërtohet mbi tonjë qetësi virtyti.E dhimbshme sa s’ka më,por, megjithatë është…megjithatë vazhdon.Është çmimi i një frymëmarrjejetë shtyrë më tej,më tej e më përtej.E gënjeshtërt, e paformë,përballë vetes ndodhur,pa mbrojtje, pa metafizikë,bëhem fjalë, shmangie, devijesë,ekzistencë e së pavërtetës,për të vërtetën. ObserverKult Lexo edhe: Zanë Memeti: Puls i...