Xhevahir Spahiu: Dallëndyshja e fëmijërisë

Xhevahir Spahiu: Dallëndyshja e fëmijërisë

Xhevahir Spahiu Poezi nga Xhevahir Spahiu Matanë dritares dallëndyshetlodrojnë, cijasin pa pushim.Unë i shikoj dhe sjell ndër mendnjë fshat të largët, një kujtim… Në degë të arrës, buzë një lëmi,një dallëndyshe befas pashë:nuk di përse…mora një gurdhe dallëndyshes unë i rashë. U drodh, u tremb, u shemb përdhesi yll i fikur zogu i shkretë,në duart e mia përpëlitejme krah të thyer e pa jetë. -Tani, – tha gjyshe Fatimeja,-prit kur të thahet krahu yt…Një pikë loti lagu pendët,një tjetër m’u bë lëmsh në fyt. Ia lidhi krahun flokëbardha,u shua dhimbja pak nga pak;dritarja…qielli…cicërimatdhe dallëndyshja iku larg… Atje ku hapej kaltërsiae pritnin shoqet zemër ngrirëju bisht gërshëra balerinahidhni valle në hapësirë Sa here i shoh tek fluturojnëdhe krahu i njërës, tjetrën ndjekmë vjen ndërmend një fjalë...