War Machine, aktualisht filmi më i shikuar në Netflix
Filmi i ri fantastiko-shkencor War Machine, me protagonist Alan Ritchson, është bërë aktualisht filmi më i shikuar në platformën Netflix, duke tërhequr vëmendjen e publikut në mbarë botën. Sipas të dhënave për javën e parë të publikimit, filmi është ngjitur në krye të listës së platformës, duke u kthyer në një nga prodhimet më të ndjekura të momentit. Kombinimi i aksionit ushtarak me elemente fantastiko-shkencore dhe ritmi i shpejtë i rrëfimit e kanë bërë atë shumë tërheqës për publikun global. I drejtuar nga regjisori Patrick Hughes, filmi ndjek historinë e një grupi rekrutësh që ndodhen në fazën e fundit të një kampi shumë të ashpër stërvitor për forcat speciale. Gjatë një ushtrimi përfundimtar në terren, stërvitja e tyre merr një kthesë të papritur kur ata...
Burimi:
kultplus.com