Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta koreografi i njohur, Gazmend Golemi
Koreografi i njohur shqiptar, Gazmend Golemi, është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare. Lajmin e hidhur e ka bërë me dije djali i tij përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Sipas njoftimit të familjes, Golemi u nda nga jeta në spitalin e Firences, Itali, pas një sëmundjeje të rëndë. Gazmend Golemi u ngjit për herë të parë në skene në moshën 6-vjeçare, e që prej asaj kohe koreografia u bë pjesë e pandashme e jetës së tij, duke nxjerrë dhjetëra grupe valltarësh që janë vlerësuar me çmime brenda e jashtë vendit. ObserverKult Lexo edhe: Pllakë përkujtimore në nder të poetit Lasgush Poradeci, e bija lihet jashtë ceremonisë: S’kam ftesë…
Burimi:
kultplus.com