Vjen në treg botimi për filmat e komunizmit, hedh dritë mbi realizimin e tyre

Vjen në treg botimi për filmat e komunizmit, hedh dritë mbi realizimin e tyre

Filmi “Vrasje në gjueti”, një prodhim i vitit 1987 me regji të Kujtim Çashkut dhe skenar të Neshat Tozajt, është një nga shembujt më domethënës të atyre që sot njihen si filmat e Sigurimit të Shtetit. Të prodhuar nga Kinostudio “Shqipëria e Re” gjatë viteve të komunizmit, në këto realizime, hetimi kriminal shndërrohej në një mjet për të përcjellë mesazhin se shteti ishte i gjithpranishëm dhe i gjithdijshëm. Tituj si “Operacion zjarri”, “Fije që priten”, “Asgjë nuk harrohet”, “Gëzhoja e vjetër”, “Kërcënimi” apo “Hetimi vazhdon” kishin në qendër jo policinë në kuptimin klasik, por punonjësit e Sigurimit të Shtetit, të paraqitur si figura heroike, të pagabueshme dhe gjithmonë një hap përpara “armikut”. Dhe pas këtyre prodhimeve kinematografike nuk ishin vetëm regjisorët e skenaristët, por dhe...