Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Viti i Zi 1242 Pushtimi mongol i Shqipërisë
Nga Eljanos Kasaj* Rruga e zbritjes së hordhive mongole në Ballkan filloi pas katastrofës ushtarake të Betejës së Mohit (11 prill 1241) dhe thyerjes së ajkës së kalorsisë hungareze dhe aleatëve të tyre kroat, austriak dhe tempullar prej ushtrive mongole të komanduara prej Batu Khan-it, Kadan Khan-it, Berke Khan-it dhe gjeneralëve Subutai, Borolldaj, Bakataj. Pasi humbi pothuajse gjithë ushtrinë në brigjet e lumit Sajó, mbreti hungarez Béla IV u largua për të kërkuar strehim në Mbretërinë e Kroacisë, e cila asokohe ishte në një union ruajal me Mbretërinë e Hungarisë, gjë që e bënte Belën IV, mbret të kroatëve. Khani Batu dërgoi rreth 20,000 trupa në ndjekje të mbretit hungarez, nën komandën e khanit Kadan (nipit të Xhingis Khanit). Mongolët e ndoqën mbretin Béla IV...