Visar Zhiti: Invictus, historia e një poezie të përbotshme

Visar Zhiti: Invictus, historia e një poezie të përbotshme

Visar Zhiti Invictus, historia e poezisë- nga Visar Zhiti A ka autor? Patjetër që po. Cili është? Anonim, kolektiv, biblik? Tamam si në një skenë teatri më bëhej errësira, kur bie perdja dhe mes duartrokitjeve të shumta kërkohet të dalë autori e ai vonon. “Invictus” – nga latinishtja “I pamposhtur” – është dhe titulli i një poezie që kujtohet në botë, për forcën, për kumtin e saj, më saktë, ka një kushtrim të brendshëm, përbashkues, që të përballesh të keqen me dinjitet. Duket si e derdhur në bronz, si një medaljon për këdo. E rimora ndër duar, ndoshta nga që në vendin tim po flasin për poezinë këto ditë, në media, pa poezi, jo duke u bashkuar, – sa fjalë ideale duket kjo, e largët,...